Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Qeveria zyrtarisht kërkon marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Qeveria zyrtarisht kërkon marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit Empty Qeveria zyrtarisht kërkon marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 10:41 am

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre i ka kërkuar homologut të tij shqiptar, kryeministrit Sali Berisha të konkretizojë marrëveshjen për marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit nga ana e Kosovës.

    Sipas Thaçit konkretizimi i kësaj marrëveshjeje do të sjell përfitime të shumanshme për zhvillimin

    “Unë shpresoj në të ardhmen shumë të afërt, meqenëse jam në kontakte shumë të afërta me kryeministrin Berisha dhe sa i përket kësaj marrëveshje për portin e Shëngjinit unë dua të besoj se do të nënshkruhet shumë shpejt mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi gjatë mbledhjes së rregullt të qeverisë.

    Sipas tij materializimi i kësaj oferte me anë të një marrëveshje formale do t’i jap Kosovës një shtytje më të madhe.

    “Qasja e Kosovës në këtë port do të ketë përfitime për Kosovën, për shtetin shqiptar dhe për tërë rajonin. Ne konsiderojmë se formalizimi sa më i shpejtë i kësaj marrëveshje do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për realizmin e qëllimeve tona zhvillimore”, është shprehur ai. /Telegrafi/

      Current date/time is Sun Apr 28, 2024 4:27 pm