Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Nafta, Shqipëria mbi 1. 5 miliard dollarë pasuri

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Nafta, Shqipëria mbi 1. 5 miliard dollarë pasuri Empty Nafta, Shqipëria mbi 1. 5 miliard dollarë pasuri

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 3:14 am

    Shqipëria është një vend i pasur me naftë. Një studim i pavarur, i kryer nga kompania kanadeze, Bankers Petroleum, e cila operon në fushat e Patos-Marinzës, tregon se vlera e naftës që ndodhet në vendin tonë mund të arrijë deri në rreth 1.6 miliardë dollarë, ose rreth 13% e PBB-së aktuale të vendit. Një njoftim për shtyp i kompanisë, publikon rezultatet e një studimi, sipas të cilit, rezervat e provuara me naftë në vendin tonë, arrijnë në 63 milionë fuçi.

    Sipas njoftimit, kompania ka bërë një studim për vlerësimin e rezervës me naftë në Patos-Marinzë dhe Kuçovë, të cilat janë administruar nga dy kompani kanadeze, RPS Energy Canada Ltd. ("RPS") për fushën e Patos-Marinzës dhe nga DeGolyer and McNaughton Canada Ltd. ("D&M") për fushën e Kuçovës, dhe në vlerësim janë përdorur standardet e aktivitetit të naftës dhe gazit.

    Rezerva e provuar është 63 milionë fuçi, rreth 29% më e madhe në dhjetor të 2008-ës, krahasuar me një vit më parë, pasi gjatë këtij viti u prodhuan 2.1 milionë fuçi naftë.

    Nga këto, 60 milionë fuçi i përkasin fushës së Patos-Marinzës dhe rreth 2.4 milionë fuçi zonës së Kuçovës. Ndërkohë, studimi tregon se totali i rezervave të provuara dhe të besueshme, të marra së bashku, arrin në 179 milionë fuçi nafte, ku 169 milionë fuçi i përkasin zonës së Patos-Marinzës dhe rreth 10.1 milionë asaj të Kuçovës.

    Totali i rezervave të provuara që ekzistojnë, të mbledhura me ato të besueshme dhe të mundshme që ndodhen në vendin tonë, sipas vlerësimit të kompanive kanadeze, arrin në 302 milionë fuçi naftë. Nga këto, në fushat e Patos-Marinzës vlerësohet të jenë rreh 267 milionë fuçi naftë, nga 238 që mendohej se ishin në fund të vitit 2007 dhe pjesa tjetër, prej 35.5 milionë fuçish, vlerësohet të jetë në zonën e Kuçovës.

    Kjo pasuri e madhe nëntokësore vlerësohet të ketë një vlerë të madhe monetare. Kështu, sipas vlerësimit të dy kompanive kanadeze, vlera totale, neto pas taksimit prej 10% për rezervën e vërtetuar se ndodhet në Shqipëri, arrin në 233 milionë dollarë.

    Rreth 1 miliard dollarë vlerësohet të jetë totali i rezervës së provuar dhe asaj të besueshme që ekziston. Ndërkohë, shifra arrin në thuajse 1.6 miliardë dollarë për sasinë e vërtetuar, të besueshme dhe të mundshme të marra së bashku.

    Kompanitë kanadeze kanë bërë vlerësim të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar deri në vitin 2025, duke bërë këto llogaritje. Për naftën e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës, çmimi për fuçi llogaritet afërsisht në 55% të çmimit të fuçisë në tregun ndërkombëtar. Ndërsa për naftën e nxjerrë nga fusha e Kuçovës, çmimi për fuçi vlerësohet të jetë rreth 60% e çmimit në tregun ndërkombëtar.

      Current date/time is Tue May 07, 2024 8:53 pm