Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Beqaj: Duhet ngritur vetëdijen mbi kualitetin e prodhimeve vendore

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Beqaj: Duhet ngritur vetëdijen mbi kualitetin e prodhimeve vendore Empty Beqaj: Duhet ngritur vetëdijen mbi kualitetin e prodhimeve vendore

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 3:12 am

    Me rastin e shënimit të njëvetorit të pavarësisë së Kosovës dhe me qëllim të promovimit të prodhuesve vendor, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ndërmarrja "Elkos Grup" në Qendrën Tregtare ETC të shtunën kanë organizuar "Javën e Prodhimeve Vendore".

    Prodhimet e veta në kuadër të QT ETC i kanë ekspozuar afro 50 ndërmarrje nga Kosova, kryesisht prodhues të produkteve ushqimore por edhe të tjera.

    Me këtë rast, Kryetari i OEK-së Besim Beqaj ka theksuar se qëllimi i organizimit të këtij manifestimi është që konsumatorët kosovar të njihen me produktet vendore.

    "Ne jemi në situatë shumë të rëndësishme kur vetëdija duhet të ngrihet në mënyrë që ne mos të varemi ekskluzivisht nga tregjet e jashtme. Kosova ka pas një problem të madh me Serbinë dhe B e H dhe ai problem akoma nuk është zgjidhur", ka pohuar Beqaj duke shtuar se OEK-ja ka përkrahur Qeverinë në masat e paralajmëruara, por gjithsesi duhet punuar drejtë blerjes së prodhimeve vendore dhe shpenzimin e parave të qytetareve tonë brenda kufijve të Kosovë.

    Kreu i OEK-së po ashtu ka vlerësuar se produktet vendore kanë kualitet të lartë dhe në disa lëmi edhe mbi atë që e kane prodhimet të cilat aktualisht importohen.

    Kryetari i OEK-ut edhe një here ka shprehur pakënaqësinë e institucionit të cilin e drejton lidhur me një deklaratë të zëvendës ministrit të tregtisë e industrisë, Jonuz Kastrati i cili i vlerësoi se prodhimet vendore nuk kane kualitetin e duhur.

    Gjatë konferencës të mbajtur për shtyp me rastin e një vjetorit të pavarësisë, Kryetari i OEK-së ka thënë se institucioni që ai drejton ka filluar bashkëpunimi me vendet fqinje dhe se në Kosovë ishin përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, ndërsa së shpejti do te vijnë edhe delegacionet e ndërmarrësve nga Sllovenia e Kroacia. /Telegrafi/

      Current date/time is Sun May 19, 2024 2:50 am