Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Bateria milimetrike me hidrogjen

    un1nstaLs The Hacker
    un1nstaLs The Hacker
    A.i Rregullt
    A.i Rregullt


    Gjinija : Male
    Postimet : 188
    Age : 30
    Vendodhja : GjiLan
    Reputation : 0
    Pikët : -27
    Registration date : 2009-02-18

    Bateria milimetrike me hidrogjen Empty Bateria milimetrike me hidrogjen

    Post by un1nstaLs The Hacker Wed Feb 18, 2009 3:38 pm

    Zhvillimet me të fundit të teknologjisë flasin për mënyrën e krijimit të burimeve të energjisë. E reja e radhës është shpikja e baterisë me të vogël ne botë e cila funksionon me hidrogjen dhe është vetëm 3mm x 3mm.

    Kjo bateri është plotësisht funksionale dhe premton ndryshime rrënjësore ne mënyrën e burimit të energjisë për pajisjet e xhepit. Ndërsa sot me të përdorurat janë bateritë me jone polimerësh, të cilat kanë përmasa relativisht të mëdha, "qeliza më lëndë të djegshme" mund të ruajë me tepër energji për vëllim të njëjtë.

    Duke qene se përmasat e kesaj qelize janë tepër të vogla, 3mm x 3mm x 1mm, tensioni në sipërfaqe të saj dhe graviteti është zero, gjë qe lejon funksionalitet të plotë në çdo pozicion, apo gjatë rrotullimit, pra është perfekte për pajisjet e xhepit. Eksperimentet e para gjeneruan një tension 0.7 volt me një rryme 0.1 miliamper për 30 ore rresht, por shkencëtaret thonë që ajo mund të gjenerojë me tepër energji.

    Ajo përbehet vetëm nga katër pjesë. Një membranë e hollë ndan rezervuarin e ujit nga një dhomëz që përmban hidrid metali. Në qendër të dhomëzës se hidridit të metalit ndodhet një grup mikroelektrodash.

    Disa pore të vogla në membranë lejojnë ujin të arrije ne "dhomëzën e avullimit". Kur arrijnë aty, avujt e ujit veprojnë me hidridin e metalit për të formuar hidrogjen, i cili digjet ngadalë duke çliruar rrymë elektrike.

    Ndonëse kjo ende nuk mjafton për përdorim në celularë, të cilët përdorin bateri që arrijnë në disa volt, ajo është më se e mjaftueshme për sisteme më të vogla dhe për mikro-robotët

      Similar topics

      -

      Current date/time is Mon May 06, 2024 10:10 pm