Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Serbia do të kushtëzohet

    Dynamit
    Dynamit
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 479
    Age : 29
    Reputation : 2
    Pikët : 791
    Registration date : 2010-01-08

    Serbia do të kushtëzohet Empty Serbia do të kushtëzohet

    Post by Dynamit Tue Jan 12, 2010 12:57 pm

    Serbia do të kushtëzohet Hx3vas

    Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se integrimi i Serbisë në BE do të kushtëzohet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën. Ish-i dërguari i BE’së në bisedimet për statusin e Kosovës, ka thënë se Unioni nuk dëshiron t’i përsërisë gabimet e së shkuarësIsh-i dërguari i Bashkimit Europian për statusin e Kosovës, Ambasadori Wolfgang Ischinger, i tha BBC’së se ka shumë gjasa që brenda këtij viti, Serbisë t’i bëhet e qartë se anëtarësimi i saj në BE është i kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën.

    Ischinger tha se autoritetet serbe janë të njohura me këtë kushtëzim dhe nënvizoi se ka një pranim të përgjithshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës në procesin e avancimit të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë.

    “Interesi i Serbisë për t’iu bashkuar BE’së sa më shpejt, ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të zgjidhur situatën e Kosovës. Pse? Sepse udhëheqja në Beograd e di mirë dhe i është thënë nga udhëheqësit e përgjegjshëm europianë se ekziston një kusht për Serbinë që t’i bashkohet BE’së dhe ai duhet të jetë që Serbia nuk mund të anëtarësohet përderisa ekziston një konflikt i pazgjidhur në fqinjësi, që mund të bartet në BE”, deklaroi Ischinger.

    “Me fjalë të tjera, ka një pranim të përgjithshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës në procesin e avancimit të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë. Unë e besoj se udhëheqja serbe do të jetë e vetëdijshme për këtë sfidë dhe mundësi të madhe. Me fjalë të tjera, unë besoj se Europa dhe perspektiva europiane do të jetë bashkimi dhe metoda për të tejkaluar përfundimisht impasin aktual mes Beogradit dhe Kosovës”, shtoi ai.

    Sipas tij, BE’ja ka mësuar nga gabimet e saj në të shkuarën.

    “Me rëndësi është se BE’ja ka marrë mësim nga rasti i Qipros. Vite më parë, kur Qiproja u ftua që t’i bashkohet BE’së, u bë një gabim i madh nga BE’ja, sepse Qiproja u lejua të hyjë në familjen europiane pa e zgjidhur konfliktin ndërmjet Greqisë dhe Turqisë për këtë çështje”, ka thënë Ambasadori Ischinger.
    “Kjo është arsyeja që mbi bazën e asaj që unë e quaj mësim i Qipros, Serbia të jetë një anëtare e mirëpritur e BE’së, por vetëm nëse çështja e Kosovës është e përmbyllur dhe rruga përpara është identifikuar”.

    Në këtë intervistë, diplomati gjerman foli edhe për situatën në veri të Kosovës dhe tendencat që shfaqen atje për të krijuar një konflikt të ngrirë, gjë që do t’i hapte shumë telashe Kosovës në procesin e integrimit në BE.

    “Unë besoj se është një pikëpamje dominuese në BE, por edhe në NATO se territori i Kosovës, ashtu si e njohim sot, do të mbetet territor i Kosovës, pra, një territor nën një Qeveri dhe se nuk jemi të interesuar që të kemi një situatë të posaçme në veriun e Kosovës”, tha ai.

    “Unë besoj se problemet me të cilat duhet të jetojmë në Veri, gjithashtu brenda një kohe do të zbehen, se në një afat të gjatë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë vetëm një vijë e përkufizuar dhe se tregtia, shërbimet dhe njerëzit do të qarkullojnë lirshëm për përfitime edhe të Serbisë edhe të Kosovës”, shtoi Ischinge
    r.

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 9:56 pm