Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Lippi: Nuk më duhet Messi, Ronaldo apo Ibra

    X-Spider
    X-Spider
    Fillestar-e
    Fillestar-e


    Gjinija : Male
    Postimet : 30
    Age : 33
    Reputation : 3
    Pikët : 45
    Registration date : 2009-11-27

    Lippi: Nuk më duhet Messi, Ronaldo apo Ibra Empty Lippi: Nuk më duhet Messi, Ronaldo apo Ibra

    Post by X-Spider Fri Dec 04, 2009 5:28 am

    Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, beson se superyjet si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Zlatan Ibrahimovic, nuk garantojnë suksesin e një skuadre, dhe shton se futbolli është lojë ekipore dhe jo individuale.

    “Për të ndërtuar një skuadër fituese është e domosdoshme të krijosh një grup lojtarësh, të cilët kanë respektin për të vënë shërbimet e tyre për të tjerët dhe të mos mendojnë se janë fenomenë ose primadona”.

    “Skuadrat të cilat janë të bazuara në lojtarë të caktuar, të cilët kanë lindur të talentuar dhe mendojnë se të tjerët duhet të punojnë për ta, mund të luajnë mirë vetëm në periudha të caktuara, por nuk kanë qëndrueshmëri”.

    “Shikoni Suedinë e Zlatan Ibrahimovicit e cila nuk është kualifikuar në Kampionatin Botëror. Pastaj e ke Argjentinën e Lionel Messit dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos, që patën probleme për t’u kualifikuar”.

    “Po flasim për tre lojtarët më të mirë në botë. (Prandaj) të kesh një ekip kolektiv është më mirë. Mua ende më duhet ta kompletoj grupin tim, mirëpo nuk do të jetë vështirë. Jam optimist”, ka thënë Lippi për La Repubblica.

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 4:23 am