Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Athina në kërkim të investitorëve për Olympic Airlines

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Athina në kërkim të investitorëve për Olympic Airlines Empty Athina në kërkim të investitorëve për Olympic Airlines

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 3:10 pm

    Qeveria në Athinë është në kërkim të investitorëve grekë për privatizimin e aviotransportuesit "Olympic Airlines", pasi që dështoi tenderi ndërkombëtar për shitje të kompanisë, thekson gazeta athinase "Etnos".

    Sipas gazetës, Qeveria ka dërguar ftesë deri te biznesmenët grekë që të inkuadrohen në privatizimin e "Olympic", i cili për shkak të shitjes më të lehtë është ndarë në tri kompanis - njëra që e përfshin flotën e ajrore dhe personelin fluturues, e dyta në të cilën hyn personeli tokësor dhe e treta, të cilës i takon shërbimi teknik.

    Tentimi paraprak për shitje të "Olympic", dështoi, pasi që deri në afatin e fundit që ishte 31 janar, asnjë kompani nuk u paraqit në tenderin ndërkombëtar, edhe pse Qeveria greke e zvogëloi çmimin e aviotransportuesin në nën njëqind milionë euro.

    Gazeta shkruan se Qeveria greke tani ka kërkuar nga Komisioni Evropian të miratojë procedurë të re për shitjen e "Olympic", sipas modelit për shitje të aviotransportuesit italian "Alitalia".

    "Italianët arritën, pse nuk do të arrinim edhe ne", thotë një përfaqësues anonim i Ministrisë greke të Zhvillimit.

    "Olympic Airlines", borxhi i së cilës arrin 2,7 miliardë euro, posedon 37 aeroplane, me të cilat mban fluturime në 36 linja vendore dhe 37 linja ndërkombëtare. Gjatë vitit 2007 "Olympic" ka transportuar 6,2 milionë udhëtarë.

      Current date/time is Mon May 13, 2024 10:21 am