Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Obama: Do shmangim proteksionizmin

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Obama: Do shmangim proteksionizmin Empty Obama: Do shmangim proteksionizmin

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 3:01 am

    Presidenti Barak Obama thotë se dëshiron të shmangë çdo shenjë të proteksionizmit në paketën 800 miliardë dollarëshe për stimulimin e ekonomisë amerikane që po debatohet në senat.

    Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë kundërshtuar një klauzolë të këtij projektligji, e cila kërkon nga kompanitë që do të përfshihen në projektet e infrastrukturës, që ta blejnë hekurin, çelikun apo edhe produktet e gatshme në Shtetet e Bashkuara.

    Paketa 800 miliardë dollarëshe e shpëtimit synon të krijojë miliona vende të reja pune dhe të rindërtojë infrastrukturën në Shtetet e Bashkuara.

    Obama tha se në këtë kohë krize globale do të ishte një hap i gabuar nëse pjesës tjetër të botës i dërgohej mesazhi se amerikanët po mendonin vetëm për vete.

    "Mendoj se kjo do të ishte gabim në këtë moment. Do të ishte një burim potencial për një luftë tregtare, e cila mund të ketë pasoja për ne në një kohë kur volumi i tregtisë po bie në të gjithë globin. Ne duhet të sigurohemi që klauzolat që përmban ky projektligj të mos shkaktojnë një luftë tregtare", tha Obama në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan ABC News.

    Por ai ende nuk ka deklaruar se si do të zgjidhet kjo çështje.

      Current date/time is Sun May 12, 2024 3:45 pm