Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Ministrja Pula bind serbët e Anamoravës të paguajnë faturat e energjisë

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Ministrja Pula bind serbët e Anamoravës të paguajnë faturat e energjisë Empty Ministrja Pula bind serbët e Anamoravës të paguajnë faturat e energjisë

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:55 am

    Përfaqësuesit e fshatit Stanishor dhe drejtuesit institucional të Qeverisë dhe pushtetit lokal kanë arritur një marrëveshje sipas të cilës, KEK do të kyç në rrjetin elektrik brenda ditës këtë vendbanim, ndërsa të gjitha amvisëritë e këtij fshati do të paguajnë avans 15-20 euro brenda një jave, gjatë së cilës do të bëhet edhe leximi i njësorëve. Në të kundërtën do të veprohet sikur me të gjithë konsumatorët tjerë.

    Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka–Pula, e shoqëruar nga ministri për Kthim dhe Komunitete Sasha Rashiq, kryetari i KK të Gjilanit Qemajl Mustafa, nënkryetari i KK-së Sergjan Jovanoviq dhe ud. i Drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj kanë zhvilluar një takim me banorë të komunitetit serb të fshatit Stanishor dhe fshatrave përreth.

    Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi i gjetjes së një zgjidhje më të mirë që banorët serbë të fshatrave Stanishor, Kufc, Makresh, Strazhë dhe Draganc të hynë në sistemin e pagesës së energjisë elektrike, në mënyrë që KEK t'i kyç në rrjetin elektrik nga i cili i kishte shkyçur ditë më parë.

    Përfaqësuesit e fshatit Stanishor para drejtuesve institucional e kanë cilësuar gjendjen energjetike në këtë vendbanim si alarmante për shkak të shkyçjes nga rrjeti elektrik që KEK i ka bërë këtij fshati para më shumë se një jave dhe disa fshatrave përreth të banuar me shumicë serbe.

    Për këtë ata kanë kërkuar takim me përfaqësues të MEM-it, KK të Gjilanit dhe KEK-ut.

    Ministrja Pula u ka thënë banorëve serbë se i vjen keq që ka ardhë te kjo gjendje, ndërprerja e energjisë elektrike për më shumë se një javë dhe për këtë ka ardhë të bisedojë me ta për të gjetur një gjuhë të përbashkët mirë të zgjidhjes së këtij problemi.

    Ajo ka kërkuar që edhe banorët serbë ti përgjigjen pozitivisht vullnetit të mirë të Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Energjisë duke pranuar leximin e njësorëve elektrik dhe fillimin e pagesës së rregullt të energjisë që nga janari 2009. Ndërsa KEK brenda ditës do të kyç këtë fshat në sistemin e energjisë.

    Ndryshe ministrja Pula ka paralajmëruar banorët e fshatit Stanishor se nëse ata nuk fillojnë të paguajnë energjinë sipas marrëveshjes, ata sërish do të shkyçen nga rrjeti elektrik. Sipas saj, të gjithë konsumatorët e energjisë do të trajtohen në mënyrë të barabartë pavarësisht përkatësisë nacionale.

    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rashiq u ba bërë thirrje banorëve serbë të paguajnë energjisë elektrike duke u premtuar se rastet sociale do të trajtohen individualisht nga Qeveria. Ai ka falënderuar ministren Pula për vullnetin e mirë që ka treguar për të zgjidhur këtë problem dhe ka premtuar se resori që ai drejton do të jap kontributin e vet në këtë drejtim.

    Ndërkaq, kryetari i KK të Gjilanit Qemajl Mustafa ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë dhe ka premtuar ndihmën e komunës për të përmirësuar inkasimin në këto vendbanime.

      Current date/time is Thu May 30, 2024 4:58 am