Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    18 milionë euro për sektorin privat

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    18 milionë euro për sektorin privat Empty 18 milionë euro për sektorin privat

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:54 am

    Ky projekt i USAID-it është iniciativë katërvjeçare, që ka filluar në tetor të vitit të kaluar dhe synon të stimulojë sektorin privat, përmes granteve në vlerë prej 17.8 milionë dollarë.

    Përfaqësues të Programit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), shpalosen në Gjakovë, programin për ndërmarrje private (KPEP), i cili ka për qëllim rritjen e aftësisë së ndërmarrjeve private për konkurrencën në treg.

    “Qëllimi i këtij projekti është që të promovohet kualiteti i përmirësuar dhe efektshmëria e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në Kosovë, rritja e numrit të të punësuarve dhe integrimi i mëtejmë i Kosovës në Ballkan dhe më gjerë”, tha John McKillop, shef i programit të konkurrencës në bujqësi.

    Ndërkaq Programi i Fondit për Aktivitete Strategjike i KPEP-it, prej 3.7 milionë, do të japë fonde për nënkontraktorët dhe kompanitë tjera konsulente vendore, OJQ-të dhe shoqatat e biznesit për iniciativa të ndryshme.

    “Shanset për një zhvillim ekonomik të Kosovës vlerësohet të jenë në sektorin privat, prandaj USAID-i është orientuar pikërisht në përkrahjen e këtij sektori, duke pasur edhe shembujt siç është Bullgaria”, tha McKillop, i cili potencoi se do të përkrahet bujqësia, e në veçanti ata sektorë ku ka nevojë dhe potenciale më të mëdha në Kosovë.

      Current date/time is Sun May 19, 2024 6:15 am