Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Rriten çmimet e cigareve me pakicë

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Rriten çmimet e cigareve me pakicë Empty Rriten çmimet e cigareve me pakicë

    Post by FooSe Sat Dec 27, 2008 12:15 am

    Cigarxhinjtë me pakicë kanë rritur çmimet e të gjitha llojeve të cigareve me pakicë në Kosovë, edhe pse hyrja në fuqi e akcizës pritet në fillim të muajit shkurt. Importuesit me shumicë mohojnë të kenë rritur çmimet dhe këtë e quajnë abuzim të pastër.

    Çmimet e markave të cigareve që pihen më së shumti në Kosovë si Marlboro, Kent, Slims etj, janë rritur në mënyrë abuzive nga cigarexhinjtë që i shesin me pakicë ato në tregun vendas, së paku për 20 cent nga 1.50 euro në 1.70 euro. Në disa vende këto marka shiten edhe 2 euro.

    Kjo rritje nga ana e tyre është bërë vetëm pse kanë marrë lajmin për rritjen e akcizës, e cila pritet të bëhet në muajin shkurt.

    Kjo konfirmohet nga importuesit me shumicë të cigareve në Kosovës. Njëri prej tyre, Besim Govori, pronar i Kosova Tabaco, theksoi se ata nuk kanë rritur asnjë çmimi dhe cigaret janë duke i shitur me çmime të vjetra.

    “Është e pakuptimtë kjo rritje e çmimeve. Ne jemi duke i shitur me çmime të vjetra. Për më tepër ne poashtu edhe nuk jemi njoftuar në vijë zyrtare për rritjen e çmimeve të akcizë”, tha për telegrafi.com, Besim Govori.

    Sipas tij, kjo është njëra prej absurditeteve që ndodh në tregun e Kosovës që çmimet rriten në prag të festave të krishlindjeve dhe vitit të ri, ndërkohë që në të gjitha botën ulen.

    Akciza në cigare pritet të rritet nga 17 në 21 euro. /Telegrafi/

      Current date/time is Mon May 13, 2024 1:02 am