Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Vetëvrasje për shkak të mashtrimit të Medofit

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 30
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Vetëvrasje për shkak të mashtrimit të Medofit Empty Vetëvrasje për shkak të mashtrimit të Medofit

    Post by FooSe Sat Dec 27, 2008 12:12 am

    Skandali me skemën piramidale të brokerit Bernard Medof, fitoi dimension të ri pasi që të martën u vetëvra aristokrati francez, i cili ka humbur 1,4 miliardë dollarë.

    Viktima është bashkëthemeluesi 65-vjeçar i fondit Acces International, Rene Tieri de la Vilehushe (Rene Thierry de la Villehuchet), që është gjetur në zyren e vet në Menheten me vena të prera, ndërsa pranë tij ka pasur edhe një shishe me hapa për fjetje.

    Ai, sipas mediumeve të Nju-Jorkut, vlente si njeri i ndershëm, i cili është tronditur shumë nga humbja e klientëve të tij dhe në mënyrë të pasuksesshme ka tentuar t`i kthejë paratë.

    Medof ka mashtruar një numër të madh të fondeve dhe organizatave, të cilat ia kanë besuar paratë e veta, meqë ka siguruar fitime të mira. Ai para një jave pranoi se gjithçka ka qenë vetëm një mashtrim i madh. Medof deri në gjykim mbahet nën arrest shtëpiak, ndërsa humbjet nga mashtrimet e tij vlerësohen në 50 miliardë dollarë.

    Nuk përjashtohet që në mashtrimin të jenë të përzier edhe aktorë tjerë, meqë Komisioni amerikan për letra me vlerë dhe bursa nuk e kanë ndalur piramidën e Medofit edhe përkundër paralajmërimeve të shumta.

      Current date/time is Thu May 02, 2024 5:27 pm