Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Parlamenti shqiptar aprovoi Buxhetin për vitin 2009

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Parlamenti shqiptar aprovoi Buxhetin për vitin 2009 Empty Parlamenti shqiptar aprovoi Buxhetin për vitin 2009

    Post by The End Tue Nov 25, 2008 1:53 pm

    Me 77 vota për, 45 kundër dhe një abstenim, Parlamenti shqiptar mbrëmë e aprovoi Buxhetin për vitin 2009, me një vlerë prej pesë miliardë dollarë, i cili historikisht është më i madhi në shtetin shqiptar.

    Deputetët e shumicës kanë pohuar se po i japin qytetarëve buxhetin më të madh të të gjitha kohërave i cili parashikon një rritje të ndjeshme rrogash dhe pensionesh si dhe një bum investimesh në infrastrukturën e vendit dhe se me këtë buxhet i përmbushin të gjitha premtimet që i dhanë elektoratit katër vjet më parë.

    Ndërkaq opozita e deklaroi votën e saj kundër këtij buxheti që para se të fillonte seanca, duke e quajtur këtë buxhet si buxhetin e varfërisë i cili, nuk parashikon asnjë masë ndaj krizës ekonomike ,që sipas opozitës, do ta prekë Shqipërinë gjatë vitit që vjen.

    Edhe pse buxheti parimisht është aprovuar, nen për nen do të votohet në seancën e caktuar për 26 nëntor.

    Kryeminsitri Sali Berisha ditë më parë kishte deklaruar se investimet do të drejtohen në insfrastrukturë, duke theksuar se ato nuk do të shfrytëzohen për qëllime politike dhe zgjedhore.

    "I garantoj Shqipërisë stabilitet makroekonomik, rritje më të madhe në rajon, investime të mëdha publike, përfundimin e autostradës Durrës- Morinë, autostrada Leman- Vlorë dhe vazhdimin e ndërtimit të rrugës "Rruga e Arbërit". Ky buxhet jep mundësi të mëdha për ndryshime dhe pjesë pjesë i realizon premtimet tona për paga dhe pensione më të larta", ka thënë ai.

      Current date/time is Mon May 20, 2024 2:22 pm