Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Pagat 9 mijë euro dhe emrat e papërshtatshëm, lënë Trustin pa bord

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 30
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Pagat 9 mijë euro dhe emrat e papërshtatshëm, lënë Trustin pa bord Empty Pagat 9 mijë euro dhe emrat e papërshtatshëm, lënë Trustin pa bord

    Post by FooSe Mon Nov 24, 2008 2:29 pm

    Pagat prej 9 mijë euro në muaj që parashihen në bazë të rregulloreve për anëtarët ndërkombëtarë dhe vendorë të bordit të Trustit Pensional të Kosovës si dhe emrat e propozuara për anëtarë të bordit, janë një problem që nuk pritet të tejkalohen edhe për disa kohë në Parlamentin e Kosovës. Këto probleme do ta lënë Trustin pa bord në këtë kohë të vështirë të rënies së aksioneve në tregjet globale dhe kur humbjet kanë arritur në 100 million euro.

    Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, mund të mbetet edhe për një kohë të gjatë pa bord.Kështu ka deklaruar një burim i Telegrafi.com në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Kosovës.

    Sipas tij, kjo çështje është duke u shtyrë jo vetëm për shkak të emrave të propozuar, për të cilët nuk ka gadishmëri për të votuar nga ana e parlamentit, por edhe për shkak të super rrogave që parashihen sipas rregulloreve për këta anëtarë të bordit.

    ’'Sipas rregulloreve anëtarët e bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale pas emërimit nga ana e Parlamentit, krijojnë marrëdhënie të rregullt pune në Trust. Për këta anëtarë të bordit është paraparë një supër rrogë prej 9 mijë eurove mujore apo mbi 100 mijë euro në vit, çka përbën çmenduri për kushtet e Kosovës'', tha një zyrtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas tij, edhe rregullorja tjetër e cila e parasheh që gati 1 për qind të fondeve që qytetarët derdhin në Trustit, ti takojnë këtij organizimi, është një tjetër situatë të cilën deputetët dhe anëtarët e komisionit për Buxhet dhe Financa nuk mund ta kalojnë lehtë.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 3 shtatorit ka propozuar anëtarët e Bordit të ri të Trustit, Ruzhdi Morina, kryetar, Neil Mc Pherson, Steve Bates, Harvey Kember, Viktor Ulaj dhe Mimoza Kusari Lila, anëtarë të bordit.

    Trusti që nga shtatori është duke funksionuar pa bord sepse ish anëtarëve ju ka skaduar mandati ndërkohë që në bazë të rregulloreve menaxhmenti nuk mund ti lëvizë fondet nga kompanitë që kanë investuar në aksione, pasi sipas rregulloreve vetëm bordi mund ta bëjë një gjë të tillë.

    Deri më tani për shkak të rënies së aksioneve menaxhmenti i Trustit ka konfimuar që deri në fund të tetorit kanë humbur 82 million euro ndërsa me muajin nëntor humbjet shkojnë në 100 million euro.

    Momentalisht Trusti ka nën menaxhim rreth 250 millionë euro para të kursyera nga qytetarët kosovarë, ndërsa shuma do të duhej të ishte gati 350 millionë euro, po të mos kishte ndodhur rënia e aksioneve në të gjitha tregjet globale. /Telegrafi/

      Current date/time is Sat May 11, 2024 6:38 pm