Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Merr flakë OKTA, rrezikohet furnizimi me naftë i Kosovës

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Merr flakë OKTA, rrezikohet furnizimi me naftë i Kosovës Empty Merr flakë OKTA, rrezikohet furnizimi me naftë i Kosovës

    Post by FooSe Mon Nov 24, 2008 2:27 pm

    Kompania greko-maqedonase për përpunimin e naftës në Shkup, OKTA, është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme, ndërkohë që ende nuk dihet saktësisht për dëmet që ka pësuar kjo rafineri nga ky zjarr si dhe shkaqet që kanë çuar aty. Mbi 90 për qind e të gjithë naftës dhe derivateve që harxhohen në Kosovë, vijnë nga kjo kompani.

    Pronari i “Hib Petrol”, njërës prej kompanive më të mëdha në Kosovë për shitjen e naftës, Ibrahim Brucaliu, tha për Telegrafi.com, se sigurisht që pasojat e flakëve që përfshinë rafinerinë do të ndihen në Kosovë.

    “Mbi 90 përqind e naftës në Kosovë vjen nga kjo rafineri. Pas lajmit që mora për djegjen e rafinerisë, jam interesuar tek pronarët e kompanisë dhe jam informuar për pasojat që kanë pasur nga zjarri. Më thanë që ka pasur pasoja në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të naftës, por se depozitat e rafinerisë nuk janë prekur nga zjarri”, tha Brucaliu.

    Sipas tij, furnizimi me naftë dhe derivative të tjera të Kosovës nga kjo kompani gjithashtu janë në rrezik nga greva që ka vazhduar që prej një javësh në rafinerinë OKTA.

    “Ka një javë që tregu i Kosovës nuk ka marrë asnjë pikë naftë nga kjo kompani për shkak të grevës që është duke u bërë atje. Ne jemi duke u furnizuar për momentin nga Greqia sepse kemi kontratë me kompani atje, por furnizimet nga ky shtet janë më të shtrenjta dhe për shkak të rënies së vazhdushme të çmimit askush nuk dëshiron të shesë në këtë kohë. Furnizimi nga Mali i Zi dhe Shqipëria paraqet problem në këtë kohë për shkak të motit dhe rrugëve malore. Në Bullgari derivatet e naftës kushtojnë më shtrenjtë për së paku 5 cent. Mund të paraqiten vështirësi të ndryshme në treg”, tha Brucaliu. /Telegrafi/

      Current date/time is Sun May 19, 2024 7:25 am