Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Rusia kërkon që të dobësohet pozita e FMN-së në financat botërore

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Rusia kërkon që të dobësohet pozita e FMN-së në financat botërore Empty Rusia kërkon që të dobësohet pozita e FMN-së në financat botërore

    Post by LibiDinho Sun Nov 09, 2008 12:55 pm

    Rusia në takimin e përfaqësuesve të 20 vendeve më të zhvilluara në botë G-20, më 15 nëntor në Uashington do të angazhohet për dobësimin e pozitave të tashme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), deklaroi mbrëmë në Moskë këshilltari ekonomik i Qeverisë ruse Arkadij Dvorkoviq.

    "Jemi të gatshëm për dialog serioz për rolin e ardhshëm të FMN-së, si edhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare financiare", deklaroi Dvorkoviç.

    Sipas tij, FMN-ja do të mundet që edhe më tej ta luajë rolin e procesit të cilin e quajti si "sistem antikrize të paralajmërimit në kohën e duhur", por shtoi se Moska "nuk e kupton plotësisht rolin e FMN-së si kreditor i instancës së fundit".

    "FMN-ja do të duhej të punojë si bankë, dhe jo si institucion për financimin e projekteve. Nuk do të duhej që fondi të veprojë si menaxher në vendet të cilave ju jep kredi. Gjatë sigurimit të debive do të duhej të propozojë vetëm kushte financiare por jo edhe politike", theksoi Dvorkoviç.

    Sipas tij, Rusia do të donte që të krijoheshin institucione të reja botërore si dhe rajonale që në vitet e ardhshme do të mundeshin të ndërmerrnin rolin e FMN-së.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 2:50 pm