Qeveria austriake për dy euro bleu 99.78 për qind të bankës së tetë austriake për nga madhësia "Komunalkredit", që paraqet nacionalizimin e parë në Austri në mes të krizës ekonomike botërore.
Shteti aksionet e "Komunalkredit" i bleu nga banka austriake "Folksbank" e cila ka pjesëmarrje prej 50.8 për qind dhe nga ajo belge-franceze "Deksia", pjesëmarrja e së cilës është 48 për qind, përderisa shoqata e bashkësive lokale do ta mbajë pjesëmarrjen e vet prej 0.22 për qind.
"Folksbank" dhe "Deksia" doemos do të duhet të investojnë gjithsej 373 milionë euro në "Komunalkredit" e cila i krediton bashkësitë lokale dhe qeveritë lokale, ndërsa Austria paralajmëroi se së shpejti do ta rrisë kapitalin e "Komunalkredit" për së paku 100 milionë euro. "Deksia" për një euro dota marrë pjesëmarrjen e "Komunalkredit" në filialen e tyre të përbashkët "Deksia kom" e cila mbulon tregun e Evropës lindore.
"Komunalkredit" është banka e cila javën e kaluar i bëri thirrje shtetit për ndihmë për shkak të moslikuidimit, meqë ky institucion financiar nuk duhej patjetër të investonte depozite.
Parlamenti austriak miratoi plan prej 100 miliardë eurove për stabilizim të sektorit bankar, ndërsa shteti tashmë bleu "Erste bank" në vlerë prej 2.7 milionë euro.
"Komunalkredit" është formuar në vitin 1958 dhe e financon vetëqeverisjen lokale austriake, ndërsa udhëheq edhe projekte për mbrojtjen e mjedisit.