Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku dhe homologu i tij austriak, Ministri i Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë i Republikës së Austrisë, Reinhold Mitterlehner kanë nënshkruar të hënën në Vjenë një Memorandum Mirëkuptimi në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Sipas këtij memorandumi, Kosova dhe Austria premtojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik si dhe të shtojnë dialogun dhe kontaktet, posaçërisht ne fushën e zhvillimit të sektorit privat, promovimit te investimeve direkte, intensifikimit të tregtisë, promovimit të eksporteve si dhe transferimit të dijes dhe teknologjisë.
Në kuadër të memorandumit, dy shtetet janë pajtuar edhe për asistencë teknike në krijimin e një Fondi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Kosovë. Kjo asistencë teknike në mes tjerash do të përfshijë edhe zhvillimin e infrastrukturës legale dhe institucionale, zhvillimin e koncepteve të biznesit, trajnimin e ndërmarrësve kosovarë si dhe bashkëpunimin në fushën e Kartës Evropiane për Ndërmarrje të Vogla.
Bashkëpunimi ekonomik dhe implementimi i këtij memorandumi do të mbikëqyret nga "Komiteti për Bashkëpunim Ekonomik", që do të themelohet bashkërisht nga dy shtetet.
Ministri Zharku i ka paraqitur Mitterlehner të arriturat dhe zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe ka falënderuar homologun e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Austrisë. Ministri Mitterlehner, ndërkaq, i ka konfirmuar homologut të tij kosovar interesin e Austrisë për të ndihmuar Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin ekonomik. Mitterlehner ka premtuar se Austria do të vazhdojë ti përkrahë investitorët austriakë për të investuar në Kosovë.
Ministri Zharku ka vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, ku është pritur nga Sabri Kiçmari, i ngarkuari me punë në këtë Ambasadë. Z. Kiçmari ka shoqëruar ministrin në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit.
Në një vizitë në përfaqësinë e Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve (APIK) në Vjenë, e cila ka kontribuar në arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve, Ministri Zharku është pritur nga Kujtim Dobruna, udhëheqës i kësaj përfaqësie.
Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, Ministri Zharku është intervistuar nga e përditshmja austriake "Der Standard", ku ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. /Telegrafi/