Banka Kombëtare Tregtare e cila operon me degën e saj edhe në Kosovë, vlerësohet si banka me e sigurt në Shqipëri.
JCR Eurasia Rating ka vlerësuar BKT-në me noten 'AAA (Alb)' dhe me një situatë "të qëndrueshme" në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin me të larte të investimit.
Në të njejtën kohë, JCR ka vlerësuar Republiken e Shqiperisë me notën 'BB+' në terma afatgjatë dhe me 'B' në terma afatshkurtër.
Të gjitha vlerësimet tregojnë një situatë "të qëndrueshme".
JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë me prestigjioze të vlerësimit në botë. Është hera e parë që kjo agjenci jep një vlerësim të tillë për një institucion shqiptar.
AAA (Alb) është nota me e lartë e mundshme brenda një tregu vendas dhe tregon që BKT është institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur që BKT zotëron 13.4 % të tregut dhe ka një rritje mesatare prej 40% gjatë dy viteve të fundit, përqindje kjo më e larta në treg, ndërkohë që pritet të vazhdojë një rritje të tillë edhe në të ardhmen e afërt. JCR-ER thekson se stafi i BKT-së edhe pse i ri në moshë, është në nivele të admirueshme arsimimi dhe trajnimi.
Ndryshe BKT ka filluar operimin me degën e saj në Prishtinë qysh para një vitit, ndërkohë që zgjerimi i degëve të kësja banke është duke u bërë edhe në qytete tjera të vendit tonë. /Telegrafi/