Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Banka zvicerane UBS nën presion nga SHBA

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Banka zvicerane UBS nën presion nga SHBA Empty Banka zvicerane UBS nën presion nga SHBA

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 1:14 pm

    Banka më e madhe e Zvicrës, UBS ka thënë se do t'i bëjë qëndresë një përpjekjeje të re të autoriteteve amerikane që merren me taksat, për të marrë informacione lidhur me 50 mijë llogari bankare të shtetasve amerikanë.

    Kërkesa ligjore e bërë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara ditën e enjte, vjen një ditë pasi banka UBS pranoi të zbuloj hollësitë për disa qindra klientë që dyshohen për mashtrime me taksat.

    Banka pranoi gjithashtu që t'i paguante qeverisë amerikane 780 milion dollarë, pasi pranoi se një pjesë e personelit të bankës kishte ndihmuar këta klientë që të hapnin llogari sekrete bankare.

    Qeveria zvicerane tha se SHBA ishte sjellë me prepotencë ndaj bankës UBS duke e bërë atë që të lironte rregullat bankare, përsa i takon informacioneve sekrete.

    Përpjekje mashtruese për t'u shmangur taksave nuk janë të jashtëligjshme në Zvicër.

    Hans Rudolf Merz, presidenti i bankës mbeti pa fjalë.

    "Çfarë prisni që t'ju them. Mendoni se jam i lumtur lidhur me të gjithë këtë që ka ndodhur?"

    "Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ushtruar presion mbi UBS duke thënë se, nëse deri më 18 shkurt nuk paraqiteshin informacionin, do të lëshohej një padi."

    "Kjo mendoj se do të ishte e rrezikshme për bankën dhe për ekonominë zvicerane. UBS duhet të vepronte," tha zoti Merz. /bbc/

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:13 pm