Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Analistët rusë çmimi i naftës mundet të ulet në 40 dollarë për barel

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Analistët rusë çmimi i naftës mundet të ulet në 40 dollarë për barel Empty Analistët rusë çmimi i naftës mundet të ulet në 40 dollarë për barel

    Post by LibiDinho Wed Nov 05, 2008 3:36 am

    Çmimi i naftës deri në fund të këtij viti mund të ulet për shkak të uljes së kërkesës në tregun botëror, madje në 40 dollarë për barel, konsiderojnë analistët rusë.

    Çmimi i naftës për dërgesë të shpejtë i llojit Ural, u ul në fund të kësaj jave për rreth dy për qind, diçka më shumë se 59 dollarë për barel, thuhet në raportin e kompanisë moskovike IFK Solid.

    Të dhënat e Solid-it tregojnë se çmimi i naftës në bursat kryesore botërore në Nju-Jork dhe në Londër gjatë tetorit është ulur pothuajse për një të tretën dhe për momentin lëkunden në mes dy pikave prej 64-67 dollarë për barel.

    Analist i Solid-it sqaron se ulja e çmimit mundet të sqarohet me panikën e madhe të bursave e cila pasonte pas vendimit të investitorëve në mënyrë masive t'i tërheqin depozitimet e veta në tregun e naftës.

    Sipas tij, në situatë kur kërkesa globale e naftës është në rënie, për shkak të ngecjes momentale ekonomke në SHBA dhe vendet tjera konsumatorë të mëdhenj, nuk do të jetë befasi nëse çmimi fillestar ulet në dy muajt e fundit ndoshta për një të tretën nga niveli i tanishëm.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 8:45 am