Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Çmimi i naftës deri nën 40 dollarë për barel

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Çmimi i naftës deri nën 40 dollarë për barel Empty Çmimi i naftës deri nën 40 dollarë për barel

    Post by LibiDinho Wed Dec 10, 2008 2:41 pm

    Nafta në bursën e Londrës pasdite u lirua nën 40 dollarë për barel, që paraqet çmimin e saj më të ulët në katër vitet e fundit. Brenti evropian nga Deti Verior për dërgesë në janar në tregtimet e pasdites në Bursën në Londër, për një moment ra në 40,63 dollarë për barel, që paraqet çmimin e saj më të ulët prej janarit të vitit 2005. Megjithatë, më vonë çmimi i naftës së Detitë Verior u stabilizua në 40,77 dollarë për barel.

    Në të njejtën kohë, nafta e lahtë amerikane për dërgesën e janarit në Bursën e Nju-Jorkut u lirua në 42,98 dollarë për barel, që gjithashtu është çmimi i saj më i ulët nga janari i vitit 2005.

    Rënia e pasditës e çmimeve të naftës pasoi pas publimit të të dhënave të Ministrisë amerikane të Punës, të cilat, gjatë nëntorit vendet e tyre të punës i kanë humbur 533.000 amerikanë, që është numri më i madh i largimeve nga puna në një muaj në SHBA në 34 vitet e fundit. Në të njejtën kohë shkalla e papunësisë ka arritur në 6,7 për qind.

    Sipas analistëve, të dhënat e tilla për gjendjet e tregut amerikan të punës i kanë përforëcuar druajtjet nga zvogëlimi i mëtejshëm i kërkesës ës derivateve në SHBA, të cilët janë konsumuesi më i madh botëror i energjensit.

    Si pasojë e ashpërsimit të krizës ekonomike dhe paralajmërimet e kompanive të mëdha multinacionale për heqjen e numrit shtesë të vendeve të punës, nga fillimi i javës nafta u lirua për rreth 20 për qind që paraqet rënien më të madhe kavore të çmimit të energjensit nga marsi i vitit 2003.

    Prej korrikut të këtij viti kur nafta arriti çmimi rekord mbi 147 dollarë për barel, çmimet e saj deri tani janë ulur për mbi 70 për qind.

    Zvogëlimi i fundit i çmimit të naftës shkaktoi shqetësim midis anëtareve të Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK), kryetar i të cilës SHakip Kelil, paralajmëroi se në qoftë se çmimi i energjensit mbetet në nivelin e tanishëm të takimit të ardhshëm ministror në kuartelin të caktuar për 17 dhjetor do të aprovohet vendim për zvogëlim shtesë të kuotave ditore për prodhimin e "arit të zi".

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:35 pm