Prodhuesve, të cilët automjetet e tyre kompakte i kthejnë në ato sportive, së shpejti do t’u bashkohet edhe Opel, pohojnë në portalin e njohur britanik për automobilistikë - Autoexpress.
Britanikët kanë arritur deri tek informata të besueshme dhe fotografi, sipas të cilave, siç pohojnë gjermanët, kanë arritur të krijojnë Opel Corsan 4x4.
Corsa sportive gjoja do të duhej të ndërtohej në platformën e përshtatur të modelit Agila.
Automjetin me të cilin prodhuesi gjerman i automjeteve Opel, do t’i konkurronte edhe atij Yeti, të paraqitur kohë më parë nga Skoda, do ta fusin në lëvizje një paletë e motorëve të vegjël me turbo-mbushës me benzinë dhe naftë.
Corsa 4x4 megjithatë nuk do të paraqitet para gjeneratës së re të Corsa e Meriva diku në vitin 2011, pohojnë britanikët.