Aktorja italiane e filmave pornografik, Laura Perego ka dhënë kontributin e saj duke protestuar në ndërtesën e bursës milaneze kundër financierëve, të cilët janë akuzuar për udhëheqje joadekuate me kursimet. Në fakt, Perego është paraqitur në pallto të zezë të cilën më pas e ka hequr.
Trupi i saj ka qenë i mbuluar me ngjyrat e flamurit italian, e ylli pornografik në vete po bartte vetëm të brendshme të holla.
"Dua t’i dërgoj porosi të gjithë atyre që keqpërdorin kursimet tona", ka thirrur 22-vjeçarja nga Sicilia, njoftojnë mediat italiane.
Disa të punësuar kanë tentuar ta veshin, por pa sukses.
Perego ka akuzuar financierët se “italianët po i zhveshin deri në të brendshmet e tyre", e më pas është dërguar në stacionin policor ku ka kaluar më shumë se një orë.
Gazetarëve u ka deklaruar se disa policë i kishin dhënë komplimente dhe se i kishin që ajo “po luftonte për gjënë e duhur".