Sipas toplistës së re të përpiluar nga revista “Forbes’, kryeson këngëtarja Bejons Noules, e cila ka arritur të mund koleget e saj si Britni Spirs dhe Majli Sajrus.
Që prej qershorit të vitit 2008, bukuroshja 27-vjeçare dhe bashkëshortja e reperit Jay-Z ka fituar 87 milionë dollarë. Fitimet e saj nuk vijnë vetëm nga muzika, pasi Bejonsi është edhe aktore, stiliste dhe imazh i ‘L’Oreal-it’ dhe ‘Nintendo-s’. Në pozitën e dytë në këtë toplistë ndodhet ylli i Formula 1, Kimi Raikonen me 45 milionë dollarë, ndërsa vendi i tretë shkon për kampionin e NBA-së, Lebron Xhejms me 40 milionë dollarë. Pesëshen e yjeve më të paguar nën moshën 30-vjeçare e përmbyllin Britni Spirs me 35 milionë dollarë dhe Roxher Federer me 33 milionë dollarë.