Operatori mobil japonez DoCoMo ka ndërprerë shitjen e celularit BlackBerry Bold të kompanisë Research In Motion (RIM), pas padive nga përdoruesit për nxehje të pajisjet gjatë mbushjes.
Sipas të dhënave nga DoCoMo, nga fillimi i shitjes javën e kaluar deri më tani përdoruesve të rrjetit të tyre u janë shitur rreth 4.000 pajisje BlackBerry Bold, derisa afro tridhjetë prej tyre janë ankuar për nxehjen e pajisjes afër tastierës gjatë mbushjes. Mirëpo kompania nuk ka pranuar asnjë lloj padie për lëndim të përdoruesve apo shpërthim zjarr për shkak të nxehjes.
Përfaqësuesit e kompanisë RIM kanë theksuar se duket që problemi lidhet vetëm me pajisjet të cilat aktualisht shiten në Japoni. Tani për tani ata përjashtojnë problemet me baterinë, mirëpo ende janë në kërkim të shkaktarit të vërtetë të problemit.