Faqja më e popullarizuar online për publikimin e video
materialeve YouTube ka nisur negociatat me shtëpitë filmike të
Hollywoodit për të shtuar në këtë shërbim edhe filma me metrazh të
gjatë, pos videove ekzistuese.
Negociatat janë duke u zhvilluar me dy kompanitë më të mëdha hollivudiane; Sony Pictures e Warner Bross.
Me këtë veprim, Google po kërkon mënyra që “t’ia sheh hajrin”
shërbimit të vet të cilin e ka paguar bukur majmë, YouTube, pasi që
filmat e metrazhit do të ishin me pagesë.
Projekti për të arritur marrëveshje me shtëpitë e njohura filmike
hollivudiane është duke tentuar të zbatohet që prej tri vitesh.