Këngëtari i mirënjohur kosovar, Ramadan Krasniqi - Dani, ka përjetuar një tragjedi familjare, për shkak se i ka vdekur gruaja e tij. Ai madje e ka përkujtuar atë në gazetën e përditshme “Koha Ditore”.
Mësohet se gruaja e Danit ka vuajtur nga sëmundja e rëndë e kancerit, për të cilën sëmundje ajo kishte shkuar për t’u kuruar jashtë vendit në perëndim.
Dani nga kjo martesë ka tri vajza, përderisa varrimi i të ndjerës është bërë tri ditë më parë në qytetin e Pejës.