Italia, do të ndërtojë, brenda vitit 2020, katër centrale bërthamore të gjeneratës së fundit. Në këtë “Vepër” supergjigande, Italia do të ndihmohet me teknologjinë e fjalës së fundit nga shteti fqinj Franca, e cila prej vitesh e ka zhvilluar këtë teknologji dhe prodhon rreth 70% të kërkesave të saj me energji Bërthamore.
Në një takim midis kryeministrit Italian Berluskoni, dhe presidentit Francez Sarkozy, është sigluar një marrëveshje historike përsa i përket Shtetit Italian, i cili e kishte abroguar me referendum shumë vite më parë zhvillimin e teknologjisë atomike.
Kjo marrëveshje presupozon ndërtimin e katër centraleve Bërthamorë, dy nga të cilët brenda vitit 2010, e pjesën tjetër brenda vitit 2020.
Franca nga ana e saj do ta asistojë Italinë duke i vënë në shërbim të gjithë teknologjinë e nevojshme e të kohës së fundit, për ndërtimin e këtyre centraleve.
Duket se ngjarjet e fundit në lidhje me krizën midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila pati një influencë negative mbi furnizimin e Evropës me gaz, ka detyruar jo vetëm Italinë por dhe shtete të tjera Evropiane, ekonomia e të cilave është e varur plotësisht nga furnizimi me gaz nga Rusia, që të gjejnë alternativa te tjera për prodhimin e suportin e ekonomive të tyre me energji.
Nëse e gjithë kjo do të ndodhë, ka shumë gjasa që pesha e shtetit Rus, por dhe aleatëve të tij në Amerikën Latine e disa Shteteve Arabe, si dhe arroganca e këtyre të fundit ndaj perëndimit të “zbehet” ndjeshëm. /noa/