Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kriza e gazit, Europa drejt energjisë bërthamore

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Kriza e gazit, Europa drejt energjisë bërthamore Empty Kriza e gazit, Europa drejt energjisë bërthamore

    Post by FooSe Thu Jan 15, 2009 4:07 am

    Askush nuk e di se çfarë i detyroi me të vërtetë liderët, që qëndrojnë pas Gazpromit të mbyllin rubinetat, por Europa duket se po shqyrton opsione të tjera për t’iu shmangur një krize të tillë.

    Lufta e ftohtë për gaz vazhdon pavarësisht marrëveshjeve të nënshkurara mes Ukrainës dhe Rusisë, apo edhe premtimit se Moska, do të hapte rubinetat.

    Por në bazë të një inspektimit të Bashkimit Europian nuk ka gjurmë të tij në gazsjellës. Gazprom fajëson Ukrainën, se po pengon furnizimin e Europës e lënë tashmë në mëshirë të këtij ngërçi energjitik.

    Lajmet kontradiktore kanë lodhur Brukselin, që duket se nuk po merret seriozisht nga Rusia. Sërish , Moska i është kthyer shantazhit energjitik duke i vënë shkopinjtë ndër rrota demokracive pro perëndimore dhe trembur Bashkimin Europian, që merr një të tretat e furnizimit me gaz nga Rusia.

    Analistë të huaj, thonë se ndonëse në postin e kryeministrit Vladimir Putini, po shfrytëzon Gazpromin në orkestrimin e një krize, që synon t’i shkaktojë indirekt kokëçarje edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat bashkë me Çekinë dhe Rumanina kanë ndërmënd të ndërtojnë minireaktorë bërthamorë në rajon.

    Kriza e gazit, që ka lënë në të ftohtë mijra europianë, ka bërë që liderët e kontinentit të brishtë nga ana energjitike, të marrin sërish në konsideratë energjinë bërthamore dhe rihapjen e centraleve që dikur konsideroheshin të pasigurt.

    Bullgaria ka dy centralë, që më herët fajësoheshin për ndotjen e madhe të vendit, por këto centrale sidomos ai i Kozlodojit prodhonte mjaftueshëm energji jo vetëm për vendin por edhe për Ballkanin.

    Sofja zyrtare ka ndërmënd t’i kërkojë leje Bashkimit Europian për rihapjen e këtyre centraleve. Franca merr 80 përqind të energjisë nga centralet bërthamorë. Rumania nga ana tjetër mendon se ka ardhur koha për pavarësi energjitike nga Moska, duke promovuar ndërtimin e gazsjellësit të Nabukos.

    Askush nuk e di se çfarë i detyroi me të vërtetë liderët, që qëndrojnë pas Gazpromit të mbyllin rubinetat, por Europa duket se po shqyrton opsione të tjera për t’iu shmangur një krize të tillë.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 1:34 am