Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    FMN: Shqipëria në krizë, papunësia do rritet

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    FMN: Shqipëria në krizë, papunësia do rritet Empty FMN: Shqipëria në krizë, papunësia do rritet

    Post by MBerisha Thu Feb 26, 2009 11:35 am

    Shqipëria është përfshirë nga kriza ekonomike, por jo aq sa vendet e Rajonit të Ballkanit. Deklarata është bërë ne Tirane nepermjet nje konference per shtyp nga shefi i FMN-së Gerwin Bell, i cili ka theksuar se gjatë vitit 2009 kriza do të prekë edhe ekonominë shqiptare, ku do të rritet numri i të papunëve.

    Sipas Bell, viti që sapo kemi nisur do të jetë i vështirë për konsumatorët shqiptarë, bizneset ne investimet e tyre, për sistemin e kredive dhe të një sërë faktorëve të tjerë ekonomik.

    Shefi i FMN-së për Shqipërinë i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa, ku disa prej tyre janë ato që të kanë të bëjmë me “mbushjen” e deficitit buxhetor.

    “Për deficitin buxhetor të përdoren të ardhurat nga privatizimet”-theksoi Bell, duke i kërkuar qeverisë që të ndërmarrë politika të matura në këtë drejtim. Bell bëri thirrje që të mos përdoret fondi i kontigjencës.

    Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka kërkuar të ndërmerren politika afatgjata për të përballuar krizën. Për sa i përket rritjes ekonomike këtë viti, Bell nuk ka dhënë asnjë shifër.

    “S’mund të japim shifra për rritjen ekonomike gjatë këtij viti, por theksojmë se ka ngadalësim në rritjen ekonomike”-i është përgjigjur ai pyetjeve të gazetarëve. /Balkanweb/

      Current date/time is Thu Nov 21, 2024 8:38 pm