Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Telefonia ilegale, 150 mijë shfrytëzues

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Telefonia ilegale, 150 mijë shfrytëzues Empty Telefonia ilegale, 150 mijë shfrytëzues

    Post by MBerisha Tue Feb 24, 2009 8:26 am

    Funksionimi i operatorëve ilegalë të telefonisë mobile në Kosovë, shkakton probleme të drejtpërdrejta tek operatorët legalë, vlerësuan sot përfaqëseuesit e operatorëve të licencuar, Postës dhe telekomunikacionit të Kosovës dhe të kompanisë IPKO. Parandalimi i funksionimit të operatorëve ilegalë apo licencimit të tyre do të ishte në funksion të buxhetit të Kosovës por edhe të vet operatorëve legal, vlerësuan drejtuesit e kompanive të licencuara telefonike.

    Zyrtarët e operatorëve legal kërkuan nga ART-ja, eleminimi i konkurencës jolojale në treg, eleminimin e pengesave në treg apo pastrimin e brezit frekuencor që është e garantuar nga ART-ja për të cilën ata paguajnë, ndryshe ata do të ndërmarrin masa ligjore ndaj ART-së.

    Sipas tyre shërbimet e operatorëve ilegal i shfrytëzojnë hapsirat legale në Kosovë pa asnjë pagesë ndërsa numri i abonentëve të tyre mdneohet të jetë rreth 150 mijë.

    Matjet për verifikimin e prezencës së operatorëve të huaj në vendin tonë nga operatori “VALA”, të vitit 2008, tregojnë se në vendin tonë operojnë telefonia serbe MTS, telefonia mobile nga Shqipëria AMC, Kosmofon e cila mbulon rajonin sikurse Mobimak dhe Promonte që shfrytëzojnë brezin frekuencor të Valës, po ashtu pengojnë edhe shërbimet kualitative të saj.

    Kjo çështje është edhe komerciale, tha drejtori gjeneral i kompanisë IPKO, Akan Ismajli. Ai shtoi se është momenti i fundit që institucionet tona të intervenojnë në parandalimin e kësaj dukurie e cila po dëmton me më së paku 10 % të të hyrave të tregut në Kosovë që vijnë nga kjo veprimtari, apo sipas të dhënave paraprake 170 milion euro në vit.

    “Antenat e tyre stacionet bazë të tyre, sistemet e tyre të komunikimit në Kosovë nuk janë diçka që ata e mshefin dhe e mbajnë tinëz ato i mbajnë hapur dhe janë të vendosura brenda qyteteve nëpër zona të caktuara shumë afër vendbanimeve janë të vendosura nëpër shtylla të larta pa asnjë dokumentacion pa asnjë leje prej çfarëdo autoriteti në Kosovë”, ka thënë Ismaili.

    ART-ja është e obiguar që të respektojë operatorët legal të telefonisë mobile. Arsyet e ART-së se në Kosovë nuk ekziston infrastrukturë ligjore për parandalimin e operatorëve ilegal është i papranueshëm, thonë zyrtarët e kompanive të licencuara në Kosovë të telefonisë mobile në Kosovë.

      Current date/time is Thu Nov 21, 2024 8:38 pm