Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, hapën sot ofertat e rrethit të 33-të të privatizimit. Për pesë ndërmarrje, kryesisht toka bujqësore, u paraqitën 15 oferta, vlera e përgjithshme e të cilave është 909 mijë euro.Për dy ndërmarrje, për të cilat u paraqitën më pak se tre oferta, pritet të vendosë bordi i drejtorëve të AKP-së.
Zyrtarët e kësaj agjencie u zotuan se gjatë vitit 2009 do të përshpejtojnë nënshkrimin e kontratave të privatizimit dhe shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët.
Zyrtarët e kësaj agjencie u zotuan se gjatë vitit 2009 do të përshpejtojnë nënshkrimin e kontratave të privatizimit dhe shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët.