Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    KLMDNJ: Shtrenjtimi i rrymës godet të varfrit

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    KLMDNJ: Shtrenjtimi i rrymës godet të varfrit Empty KLMDNJ: Shtrenjtimi i rrymës godet të varfrit

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:14 pm

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KLMDNJ) përmes një njoftimi zyrtar ka reaguar për herë të dytë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRREE) për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    “KLMDLNJ-ë, në janar pati reaguar kundër paralajmërimit të ZRREE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike dhe pati kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta hedhë poshtë këtë kërkesë që më së shumti do t’i rrezikojë kategoritë e varfra”.

    Në ndërkohë sipas KLMDNJ-së Qeveria mori vendim që energjia elektrike të shtrenjtohet duke siguruar që nga ky shtrenjtim nuk goditen të varfrit por shpenzuesit e mëdhenj , bizneset.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës në muajin janar dhe shkurt kanë pranuar fatura të fryra dhe u është pamundësuar të kenë qasje në pasqyrën e shpenzimeve reale. Kjo ka qenë dhe është shkelje e të drejtave të njeriut, të drejtave të konsumatorit” .

    KLMDNJ ka vlerësuar se, furnizimi me energji elektrike këtë vit është dukshëm më i mirë se vitin e kaluar dhe për këtë ka vlerësuar angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë për Energjetikë.

    “Në rrethanat e krijuara, pas shtrenjtimit të energjisë elektrike pikërisht të varfrit do të rrezikohen edhe më shumë ndërkaq që bizneset edhe ashtu nuk kanë qenë pagues të rregullt të faturave për energjinë e shpenzuar. Qeveria e Kosovës është dashur të hartojë programe sociale për të varfrit, ta bëjë kategorizimin e tyre dhe t’i lirojë nga borxhet e akumuluara Edhe për bizneset është dashur të krijojë rrethana lehtësuese në mënyrë që ata ta zhvillojnë biznesin e tyre dhe të tërheqin investitorë të huaj”.

    Sipas KLMDNJ-së, me shtrenjtimin e rrymës nuk do të përmirësohet buxheti i KEK-ut . Ky shtrenjtim, përveç të varfërve drejtpërdrejtë i godit edhe konsumatorët që e paguajnë rrymën rregullisht. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 9:14 am