Si pasojë e dyshimit për kryerje të veprës penale, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, është arrestuar Votim Gashi, agjent i shitjes në Post Telekomin e Kosovës (PTK).
Bazuar në një njoftim zyrtar të PTK-së, arrestimi i punëtorit erdhi pas kontrollit të zyrës në fshatin Mushtisht, të Suharekës nga inspektorët e PTK-së, të cilët kostatuan mungesën financiare në vlerë prej 3,173 euro.
“Njësia rajonale e Policisë së Republikës së Kosovës në Prizren, Njësia kundër krimeve ekonomike, ka arrestuar punëtorin e PTK-së Votim Gashi, agjent i shitjes, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer vepër penale të përvetësimit të ushtrimit të detyrës:.
Rasti është nën hetime nga organet e ndjekjes, ndërsa PTK. ndaj punëtorit Gashi ka ndërmarrë masën e suspendimit të përkohshëm nga puna, dhe ka inicuar procedurë disciplinore. /Telegrafi/