Misioni i EULEX-it në Prishtinë, në orët e mbrëmjes të së martës, ka njoftuar se është arrestuare dhe një person që ka të bëjë me rastin e Nazim bllacës, I cili akuzohet për vrasje, dhe tortura ndaj personave të caktuar.
Sipas njoftimit zyrtar, policia nga Departamenti i EULEX-it, ka arrestuar personin e quajtur Driton H i cili dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dy tentim vrasje. Arrestimi është kryer duke u bazuar në urdhrin e gjyqtarit të EULEX-it, si vazhdimësi e të ashtuquajturit “Rasti Bllaca”.
Driton H ngarkohet për pjesëmarrje në dy tentim vrasje, njëra që dyshohet se ka ndodhur në nëntor 1999 në Prishtinë dhe tjetra në qershor 2000 në Ferizaj.
“Hetimet janë duke vazhduar nga policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit Special”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të këtij misioni.