Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    KEK e gatshme të ndihmojë QKUK-në

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    KEK e gatshme të ndihmojë QKUK-në Empty KEK e gatshme të ndihmojë QKUK-në

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 8:25 am

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.

    Lidhur me këtë është zhvilluar të mërkurën edhe një takim në objektet e QKUK-së, në mes të ministres Shiroka-Pula dhe u.d. të drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj me bashkëpunëtorë me drejtorin e QKUK, Jusuf Ulaj si dhe stafin tjetër të qendrës.

    Bazuar në një njoftim zyrtar ë KEK-ut, ka qenë insistimi i vetë ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula që t’i dilet në ndihmë konsumatorit më të ndjeshëm të KEK-ut, ndihmë që nuk ka munguar edhe më herët.

    Gjatë këtij takimi është vendosur që KEK-u të dërgojë ekipin për ekzaminimin e rrjetit të brendshëm të QKUK-së me pajisjet ndihmëse dhe ekspertët e KEK-ut. Gjithashtu është vendosur që KEK-u të trajnojë dy punëtorë të mirëmbajtjes së QKUK që të jenë në gjendje t’i zgjidhin problemet eventuale në rrjetin e brendshëm të qendrës.

    Në njoftimin zyrtar të KEK-ut po ashtu thuhet se, ministria Shiroka- Pula ka shprehur gatishmërinë që të paraqesë edhe në Qeverinë e Kosovës nevojën për investimin e rreth 170 mijë eurove në mënyrë që QKUK-së t’i mundësohet edhe një lidhje direkte rezervë.

    “KEK e ka linjën e gatshme, por mungon gjysma e linjës kabllore nëntokësore. KEK-u gjithashtu do t’i ndërrojë trafot e brendshme të QKUK-ut nëse evidentohet se ndonjëra nga to është e mbingarkuar”.

    Ndryshe QKUK-ja nuk i nënshtrohet kategorizimit ABC, prandaj daljes 10 kV që furnizon qendrën me energji elektrike nuk i ndërpritet asnjëherë energjia elektrike. Por, instalimet e brendshme të QKUK, të cilat janë bërë pa ndonjë plan detal nuk janë në gjendje aq të mirë. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:07 am