Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    BB e gatshme të mbështesë punësimin e qëndrueshëm

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    BB e gatshme të mbështesë punësimin e qëndrueshëm Empty BB e gatshme të mbështesë punësimin e qëndrueshëm

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:57 am

    Ndër problemet dhe sfidat që përcjellin stadin e tashëm të zhvillimeve në Kosovë, është papunësia e lartë dhe varfëria, ka thënë sot zv/kryeministri Ramë Manaj në konferencën njëditore për hartimin e Strategjisë së punësimit te qëndrueshëm në Kosovë, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore nga Programi për politika te punësimit.

    Për këtë qëllim, ka pohuar z. Manaj, Qeveria e Kosovës kohë më parë ka formuar grupin ndërministror të përbërë nga ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Ekonomisë dhe Financave, Arsimit, si dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    Ky grup së bashku me grupin teknik, që po ashtu është formuar nga përfaqësuesit e këtyre ministrive dhe në përkrahje nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar, do të punojmë në hartimin e një strategjie, përfshirëse, profesionale, e cila pastaj do të mundësojë përpilimin e një Plani të Veprimit, i cili do t'i identifikojë detyrat konkrete, bartës të këtyre detyrave dhe afate, që do të realizohen.

    Në ndërkohë do të formohet edhe mekanizmi monitorues për të përcjell realizimin e këtyre detyrave të përfshira në Strategjinë dhe Planin e Veprimit, në mënyrë që ne të justifikojmë dhe të arrijmë deri te bartja e mjeteve.

    "Banka Botërore ka gatishmërinë që të përkrahë për tri vite Qeverinë e Kosovës, vitin 2009, 2010 dhe 2011, me një shumë prej 60 milionë eurove", ka thënë Manaj duke shtuar se sot është organizuar një punëtori me qëllim të identifikimeve të orientimeve kryesore, që duhet ët analizohen, të shqyrtohen, në mënyrë që të vihet deri te planifikimi, respektivisht te Strategjia dhe Plani i Veprimit.

    Përfaqësuesja e Banka Botërore, Anita Shvarc tha se së bashku me donatorë të tjerë kanë vendosur që në marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, të ndihmojnë në përpilimin e një strategjie për punësim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

    "Kjo punëtori i kontribuon asaj që ne duhet ët bëjmë, atë që ka të bëjë me reformat dhe veprimet që duhet të merren për këtë qëllim", theksoi znj. Anita Shvarc.

    Ajo tha se ky është një proces i gjatë dhe ne nuk i presim rezultatet menjëherë, por kjo realisht do ti kontribuojë zvogëlimit të papunësisë në Kosovë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Zyrës për informim pranë kryeministrit.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:01 am