Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    55 punëkërkues për një vend pune

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    55 punëkërkues për një vend pune Empty 55 punëkërkues për një vend pune

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 8:24 am

    Në një raport të Entit të Statistikave të Kosovës, bëhet e ditur se totali i të papunëve të regjistruar prej rreth 334 mijë veta në vitin 2007, tregoi një rritje prej 2.6% nga viti 2006.

    Zëvendësministri i Shërbimeve Publike, Rifat Blaku tha se Kosova ka një energji jashtëzakonisht të madhe të resurseve humane të pakrahasueshme me vendet e rajonit dhe më gjerë, meqë mbi 52% e popullatës janë të moshës së punës, mirëpo që mjerisht edhe në këtë periudhë nuk mund të favorizohet dhe të shfrytëzohet.

    Ai theksoi se pasojat nga papunësia janë të mëdha, se edhe 10 vite pasluftës kanalet e ikjes nga Kosova janë të aktive.

    Sipas tij, Bashkimi Evropian është duke hartuar politikë dhe strategji të reja për migracionet, arsimin dhe kufijtë, ndërsa pohoi se në këtë drejtim edhe Kosova duhet të marrë masa.

    Dëfrim Rifaj, drejtor i Departamentit të punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se ndër sfidat kryesore me të cilat është duke u ballafaquar vendi është papunësia, që në bazë të statistikave është 43%.

    Rifaj e konsideroi shqetësuese edhe numrin e të papunëve të cilët janë të pakualifikuar. Nga 335 mijë sa janë të regjistruar si të papunë, 59% e tyre janë të pakualifikuar, prandaj thuhet se për këtë arsye MPMS-ja në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare ka themeluar 8 qendra për aftësim profesional./Telegrafi/.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 8:41 am