Rënia e vazhdueshme e çmimeve në tregun e drogës ka sjellë deri aty sa që në Angli një "vijë" të jetë më e lirë sesa një birrë në krikëll apo një gotë verë në lokal, ka njoftuar ministria britanike e Punëve të Brendshme.
Në raport thuhet se një gram i kokainës aktualisht kushton rreth 22 euro, e pasi që prej një grami bëhen 20 "vija", i bie se narkomania është bërë më e lirë se alkoolizmi.
Të dhënat janë edhe më alarmante nëse analizohen çmimet e kokainës së kualitetit të dobët dhe me më pak pastërti, sepse ato janë më të ulëta deri edhe në 50 për qind, që do të thotë se kjo drogë është në dispozicion për pothuajse të gjithë, e edhe për ata më të varfrit.
Për këtë gjendje Qendra Evropiane për përcjelljen e drogave fajëson Bolivinë dhe Perunë të cilat dukshëm e kanë rritur prodhimin, që ka sjell deri tek rënia e vazhdueshme e çmimit.