Presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, ka thënë se shteti do t'u ndajë gjashtë miliardë euro ndihmë prodhuesve të automobilave “Pezho” dhe “Reno”, të cilat janë të obliguara të mos mbyllin asnjë fabrikë në territorin e Francës dhe të bëjnë çmos për të parandaluar largimin e punëtorëve.
kompanitë në fjalë do të marrin nga tre miliardë euro në afat prej pesë vjetësh me shkallë kamatore prej pesë për qind, që është dyfish më pak se zakonisht.
“Ndërkohë nga të dyja kompanitë do të kërkohet që të investojnë në zhvillimin e automobilave të cilat lëshojnë sasi të vogël të gazrave të dëmshme”, ka thënë Sarkozi.