Deri tani, rruga Rrëshen-Kalimash i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 650 milionë euro ose rreth 700 milionë dollarë, ndërsa parashikohet një vlerë totale prej rreth 1 miliard dollarësh.
Nuk ka asnjë pikë dyshimi: Prioriteti i qeverisë "Berisha" vazhdon të mbetet rruga Durrës-Kukës, premtim ky elektoral, i cili mund të bëhet realitet para zgjedhjeve. Gati gjysma e buxhetit për investimet kapitale shkon për rrugën që lidh Shqipërinë e Mesme me Veriun, e më tej me Kosovën.
Gjatë periudhës janar-nëntor 2008, janë shpenzuar për rrugën rreth 35 miliardë lekë nga 70 miliardë të investuara gjithsej për projekte të ndryshme, jo vetëm rrugore. Edhe për vitin 2009, rëndësia për rrugën do të jetë e njëjtë. Fondi për përfundimin e rreth 60 kilometrave (ku përfshihen 6 kilometra tunel) do të jetë rreth 30 miliardë lekë, burimi i të cilit mund të sigurohet nga bankat tregtare.
Aktualisht në frontin e punës po përparohet dukshëm vetëm në pjesën Rrëshen-Kalimash, ndërsa në akset e tjera nuk ka nisur ende puna konkrete. Milot-Rrëshen, e financuar nga Banka Botërore, dhe Kalimash-Rexhepaj nga Banka Islamike, nuk kanë marrë ende formën e plotë të punimeve, edhe pse marrëveshjet për financimin e dy projekteve janë firmosur me kohë nga pala shqiptare.