Sipas ministres së Energjetikës, Justina Pula, zbatimi i objektivave të planit të BE-së për fushën e energjisë, do të thotë se deri në vitin 2020 duhet të reduktohet me 20% emetimi i gazrave që krijojnë efektin ‘serë”, rritjen në 20% të pjesëmarrjes së burimeve të ripërtritshme në konsumin e energjisë dhe përmirësimin e eficiencës së energjisë me 20%.
Këtë deklaratë ajo e dha në prezantimin e draftit të rishikuar të Strategjisë së energjisë në Kosovë 2005-2015.
“Mendoj se sfidat kryesore lidhen me përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji të konsumatorëve në Kosovë. Kjo sfidë do të tejkalohet duke zbatuar politikat për reforma dhe nxitje të investimeve në sektor”, tha Pula, duke shtuar se përgatitja e projektit “Kosova e Re” po ecën sipas parashikimeve, tha ministrja Pula.
Rishikimi i Strategjisë së energjisë për çdo tri vite, është kërkesë ligjore, ndërsa në prezantimin e draftit të rishikuar të Strategjisë, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet vazhdimit të shthurjes së KEK-ut dhe përgatitjes për koncesion ose privatizim të sektorit të distribuimit dhe furnizimit.
Pas mbledhjes së propozimeve dhe sugjerimeve, Strategjia... do të paraqitet në Qeveri dhe Kuvendit për aprovim.
Edhe promovimi i mbrojtjes së mjedisit si dhe çështja e lidhjes së Kosovës me rrjetin rajonal të gazit “Unazën e Gazit”, në kuadër të aktiviteteve të Komunitetit të Energjisë u vlerësua se do të zë vend të veçantë në rishikimin e Strategjisë.
Ndërsa, Besim Veselaj, nga MEM-i, duke prezantuar draft Strategjinë e rishikuar tha se Ligji për energji parasheh zhvillimin e Strategjisë së energjisë për një periudhë 10 vjeçare. Ai njoftoi se Kosova ka miratuar Traktatin e Komunitetit të Energjisë në tetor të 2005, ndërsa në fuqi ka hyrë në 2006.
Ai tha se Traktati i Komunitetit të Energjisë kërkon nga Kosova dhe shtetet kontraktuese që të zbatojnë gradualisht legjislacionin e BE-së për energji, mjedis dhe burime të ripërtëritshme, ndërsa theksoi se zbatimi i obligimeve të TKE-së përbën prioritet për sektorin energjetik në Kosovë.
Ndër dobësitë për sektorin e energjisë në Kosovë, u konsiderua mungesa e strategjisë nacionale zhvillimore, degradimi dhe mosinvestimi në sistemin energjetik gjatë periudhës së okupimit, menaxhimi joefikas, humbjet tejet të larta komerciale si dhe niveli i ultë i arkëtimit të borxheve etj.