Në fjalën e zakonshme të ditës së shtunë drejtuar kombit, Presidenti Amerikan, Barack Obama ka shprehur kënaqësinë për kompromisin e arritur dje në mbrëmje nga Senati për paketën e masave anti-krizë.
Kjo paketë synon ringjalljen e ekonomisë amerikane që po vuan nga kriza e thellë prej disa muajsh. Gjatë fjalës, Obama ka sulmuar republikanët.
“Vazhdojnë të përdorin teoritë e njëjta të vjetra që në 8 vitet e presidencës republikane rrënuan ekonominë e vendit”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ai tutje shtoi se të dyja palët gjetën një rrugë të mesme për t’iu përgjigjur në kohë krizës dhe për të marrë masat më urgjente për momentin.