Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën bërthamore civile mes Rusisë dhe Indisë do të firmoset sot. Presidenti rus Dimitry Medvedev gjendet prej dy ditësh në kryeqytetin indian, New Delhi, për samitin e përvjetshëm indo-rus.
Kjo marrëveshje i hap rrugën ndërtimit të centraleve bërthamore me kontributin e te dy vendeve. Centrali do të ndërtohet në Indi dhe energjia të eksportohet në Rusi
Mes shtatë marrëveshjeve që do të nënshkruhen, më e rëndësishmja është ajo për energjinë bërthamore.
Ky investim shihet me prioritet nga India e cila ka nevojë të shtojë kapacitetin energjetik dhe të pakësojë vartësinë nga hidrokarburet. Rreth 40 mijë megavatë energji do të prodhohet brenda 2020-ës.