Gjiganti softuerik amerikan Microsoft ka vendosur tu lejojë prodhuesve të kompjuterëve personal, partnerëve të tij, të vazhdojnë të shesin në kompjuterët e tyre të instaluar me sistem operativ Windows XP deri më 30 maj 2009, në vend të 31 janarit, sa ishte përcaktuar më herët.
Kjo do tu mundësojë partnerëve të Microsoftit, të cilët kanë qenë nën presionin e klientëve që të zgjatet “jeta” e sistemit operativ Windows XP, që pa probleme të vazhdojnë të shesin kompjuterët e tyre me këtë sistem tërë gjysmëvjetorin e parë të vitit 2009.
Derisa laptopët, megjithatë do të mund të shiten me sistemin operativ Windows XP deri në qershorin e vitit 2010.
Dashuria e përdoruesve ndaj Windows XP apo averzioni ndaj Vistas është aq i madh sa që disa janë të gatshëm të ndajnë deri në 150 dollarë, sa për shembull, kompania Dell kërkon për largimin e Vistas dhe instalimin e Windows XP në kompjuterët e tyre të rinj.
Data e lansimit në treg të sistemit të ardhshëm operativ Windows 7 edhe më tutje mbetet e panjohur, por ekziston mundësi e madhe që ai të paraqitet gjatë gjysmëvjetorit të dytë të vitit 2009, apo më së voni në fillim të vitit 2010, kështu që Windows XP në kompjuterët e rinj do të mund të zëvendësohej drejtpërdrejt nga sistemi operativ Windows 7, me të cilën gjë do të anashkalohej Vista e jopopullarizuar