Gjykata amerikane e apelit e ka bërë të plotfuqishme ankesën
e Microsoftit prandaj ndalesa e shitjes së Word-it në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës është pezulluar për një afat të pacaktuar.
Sa për rikujtim, Microsoft ishte gjykuar pasi që brenda aplikacionit
të tij për zyre Word kishte përdorë patentat e kompanisë kanadeze i4i.
Patenta, e regjistruar në Zyrën amerikane të regjistrave me numrin
5,787,449, ka të bëj me dosjet XML, të cilat, siç del, Microsoft i ka
përdorur pa autorizim brenda zgjidhjeve të veta softuerike.
Në mesin e muajit të kaluar gjykata ka sjellë vendim dhe i ka
përcaktuar Microsoftit një dënim prej mbi 290 milionë dollarësh. Po
ashtu Microsoft ka pasur 60 ditë të përmbushë obligimet e këtij vendimi
dhe nga të gjitha vitrinat e shitjes në SHBA të largojë aplikacionin
Word.
Sipas raporteve, Microsoft ka bërë ankesë të cilën tani gjykata
amerikane e apelit e ka pranuar dhe ka pezulluar vendimin e vet të
mëhershëm, prandaj Microsoft nuk duhet të ndalojë shitjen e Wordit në
SHBA.
www.microsoft.com