Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

2 posters

    SËMUNDJA MISTIKE - HELMIMET NE KOSOVË NË VITIN 1990

    Veriori
    Veriori
    Fillestar-e
    Fillestar-e


    Gjinija : Male
    Postimet : 1
    Age : 90
    Reputation : 0
    Pikët : 2
    Registration date : 2011-06-16

    SËMUNDJA MISTIKE - HELMIMET NE KOSOVË NË VITIN 1990 Empty SËMUNDJA MISTIKE - HELMIMET NE KOSOVË NË VITIN 1990

    Post by Veriori Thu Jun 16, 2011 11:12 am

    Miku im suedez Göran Wassenius (Jëran Vasenius) që shumë vite është interesuar për problemin e helmimeve në Kosovë në vitin 1990. Pas shumë hulumtimesh dhe vizitash në Kosovë ai botoi librin suedisht dhe shqip "Sëmundja mistike" (Den mystiska sjukdomen) por fatkeqsisht interesimi nga ana e organeve kompetentë në Kosovë ka qenë i dobët. Vetëm gazetat në Kosovë disa herë kanë përmendur këto përpjekje nga miku suedez. Une nga ana ime si mik i shqiptarëve, përkthyes dhe albanolog mund të ju rekomandoj z. Vasenius si studiues serioz, tani pas pensionimit nga puna e arsimtarit në gjimnaz në Suedi, më shumë se kurrë i angazhuar për zbardhjen e këtij problemi që edhe sot është me pasoja për shëndetin e mjaft nga të prekurit. Dhe si një nga krimet serbe në Kosovë ky helmim duhet të ngrihet në një pozitë më të naltë në ndërgjegjen e politikanëve dhe në opinionin publik në përgjithësi në Kosovë.
    Ja teksti i z. Vassenius:
    Janë mbi 7.000 individë të goditur, por ata mund të jenë edhe më shumë.
    Shumica sot janë të moshës në mes 30 e 40 vjeç. Gjëndën në shumë vende të
    Evropës por para se gjithash në Kosovë, pasi edhe aty ngjau helmimi.
    Ajo që i bashkon është përjetimi i njejtë traumatik, i
    cili iu la atyre vrragë në trupin dhe në shpirtin e tyre. Shumica e tyre
    ndjehën keq vetëm po që se t’iu përkujtohet ajo që ngjau. Disa u sëmurën
    seriozisht e sherimi zgjati disa vite.
    Një numër i tyre vuajnë ende (pas 21 vjetësh) p.sh.
    Inflamacioni i syve.

    Ishte ngjarje e vitit 1990. Atëherë shumica ishin nxënës të
    pafajshëm, por megjithatë u helmuan. Asnjë nga ata nuk mori
    kompenzim për vuajtjet e tyre.
    Përkundrazi! Ndaj tyre u drejtuan akuzat më të çuditshme e
    të pakuptimta:
    Se ata po aktronin, se shtirëshin të sëmurë; kinse ata ishin të droguar
    në një ”histeri kolektive”.

    Çfarë fyerje, çfarë ofendimi!
    Një njeri i helmuar kishte udhëtuar nëpër Evropë me
    vite, kërkonte një mjek per shërimin e inflamacionit të syve. Si reagon
    ndaj gënjeshtrave se ai vetëm ishte histerik?

    Ai dhe të tjerët patjetër duhet të marrin satisfakcion. Mu
    për këtë nevojitet që formohet Shoqata e të helmuarve.

    Shoqata e të helmuarve mund të hulumtoi edhe mundësinë
    e kompenzimit për të helmuarit. Kjo mund të ndodhë para gjyqit
    (gjithsesi atij ndërkombëtar) të akuzohet shteti i Sërbisë.
    Gjykata duhet të caktoi një hulumtim ekspertësh, që konkludimi i tyre
    doemos të jetë se kishte ndodhë helmimi në Kosovë gjatë vitit
    1990
    . Kjo do të vërehej nga mediat shumë larg Kosovës – dhe do të
    ishte një satisfakcion për të helmuarit dhe një disfatë për Sërbinë.
    Do të jetë vështirë të paraqitën prova për përgjegjësinë e
    Sërbisë si kryes i helmimeve, por kjo gjithsesi e vlenë të provohet.
    Ju falëmnderit për pikëpamjet tuaja!
    Nëse deshiron të jeshë anëtarë në Shoqatën e të
    helmuarëve
    , paraqitu në:

    www.denmystiskasjukdomen.se
    Emri i juaj nuk publikohet pa pelqimin tuaj.

    ---------------------------
    Thirrjen e transferoi : Ullmar Qvick, Suedi, më 16 qershor 2011.
    linqli
    linqli
    Fillestar-e
    Fillestar-e


    Gjinija : Female
    Postimet : 6
    Age : 34
    Reputation : 0
    Pikët : 30
    Registration date : 2012-05-17

    SËMUNDJA MISTIKE - HELMIMET NE KOSOVË NË VITIN 1990 Empty taylormade r11 driver

    Post by linqli Thu May 17, 2012 2:50 am

    happy ping g20 driver woman's life timeMping g20 fairway woodsy name is Yun ChengPaul in the seven years weping g20 irons have not seen any good man

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 12:13 am