Kompania Motorola ka lansuar telefonin e ri të zgjuar, dhe nëse e gjykojmë nga mënyra se si duket, do të jetë një nga ato pajisje të cilën njerëzit do ta duan, ose jo.
Karakteristika kryesore e këtij modeli është pikërisht tastiera e saj e plotë me QWERTY, e cila hapet në një formë krejt të pazakontë, njësoj sikur hapja e librit mbrapsht. Pajisja gjithashtu ka të integruar në vete një pako inovative të gjërave të cilat gjithsesi e karakterizojnë një “smartphone”.
Një përmbledhje e shkurtër e modelit të ri nga Motorola. Është një telefon i bazuar në Android, me ekran të madhësisë prej 3.1 inç, TFT ndërfaqe prej 320 x 480 pikselave, 5 mega-pikselë kamerë me autofokus, LED ndriçues, 2GB memorie të integruar dhe mbështetje për lidhje EDGE, HSDPA, Wi-Fi dhe aGPS.