PDK-ja ka ndërruar dy drejtorë, ndërsa AKR-ja vetëm një. Kryetari Bajrush Xhemaili e ka vlerësuar të shkëlqyeshme punën e drejtorëve të vjetër
Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, të hënën ka bërë publike përbërjen e qeverisë së re komunale. Sërish në postin e nënkryetarit të komunës ka vendosur Besim Zymberin.
Nga dhjetë drejtori sa ka qeveria komunal, vetëm tre drejtorë janë emra të rinj. Partnerët e koalicionit PDK dhe AKR kanë pasur besim në kuadrot e tyre që qeverisën për dy vitet e kaluara. AKR-ja ka ndërruar drejtorin e Drejtorisë Komunale për Bujqësi, Abdullah Isufin me Safet Halilin. PDK-ja ka bërë vetëm dy ndërrime në shtatë drejtoritë që ka. Në vend të Sylejman Bytyçit, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka zgjedhur Agim Berishën, ndërsa në Drejtorinë Komunale të Zhvillimit dhe Planifikimit ka zgjedhur Ardian Ferizin. Në fakt këtë drejtori PDK-ja ia ka marrë AKR-së dhe ia ka dhënë atë të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, në të cilën është bartur ish drejtori i saj Ibrahim Hyseni.
Përkundër që ka pasur shumë zhurmë dhe përfolje rreth caktimit të drejtorëve, për çka edhe është zvarritur shumë ky proces, Bajrush Xhemaili, ka thënë të ketë qenë arsye e vetme koha për ndërtimin e koalicionit me AKR-në dhe konsultimet e nevojshme që kanë bërë dy partitë për përzgjedhjen e drejtorëve. Ai ka thënë se ka pasur mbështetjen e plotë të partisë në këtë përzgjedhje, ndërsa ka vlerësuar se tre drejtorët e partnerit qeverisës, përkatësisht AKR-së, do të përfillin marrëveshjen e koalicionit.
Kryetari Xhemaili e ka vlerësuar si të shkëlqyeshme punën e qeverisë komunale për dy vitet e kaluara. Ai ka thënë se komuna e Ferizajt ka dalë të jetë më e mira në Kosovë sa i përket zbatimit ligjit, për çka edhe ka fituar një grant investues nga USAID-i. Ka përmendur edhe nëntëmujorin e parë të vitit të kaluar kur Ferizaj ishte komuna e vetme në Kosovë, e cila kishte shënuar rritje të nivelit të inkasimit. Kryetari Xhemaili nuk ka harruar ta lavdërojë qeverinë e tij edhe me faktin se raporti i auditorit në nivel qendror e ka nxjerrë Ferizajn si komunën më të mirë në zbatimin e procedurave për vitin 2008.
“Jam i bindur se emërimet janë konform platformës sime qeverisëse, të miratuar nga qytetarët e Ferizajt”, ka thënë kryetari Xhemaili duke iu referuar besimit të madh të qytetarëve të treguar me votën e tyre.